Kështu duken grupet në Ligën e Kampionëve me dy xhiro të mbetura [Foto]

Kështu duken grupet në Ligën e Kampionëve me dy xhiro të mbetura [Foto]

Faza me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve po afron, derisa kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro në fazën e grupeve.

Këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e pesta në grup, derisa kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro para hedhjes së shortit, shkruan Insajderi.

Deri tani, janë katër ekipe të cilat kanë siguruar matematikisht një vend për në fazën tjetër.

Ato janë: Tottenham Hotspur, Manchester City, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Kështu, nga 32 ekipe që startuan gjithsej, do të jenë 16 të cilat do të garojnë në fazën me eliminim direkt, në 1/8 të finales.

Para xhiros së 5-të, kanë mbetur edhe 12 vende të hapura, derisa ekipe të mëdha si Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli e Monaco, janë shumë afër eliminimit.

Grupi A

Manchester Unitedi mund të sigurojë kualfikimin dhe vendin e parë me një barazim në Basel, apo në rast se CSKA Moska nuk arrin ta mposht Benfican e vendit të fundit.

Grupi B

Pothuaj gjithçka është e vendosur në grupin B, me dy neshje të mbetura. Nëse Paris Saint-Germain mposht Celticun në shtëpi të mërkurën, ata do të përfundojnë të parët në grup, por Bayerni mund të përfundojë si lider në rast se mposht Anderlechtin dhe shprson për një fitore të madhe ndaj PSG-së në shtëpi. Që të dyja, Bayern Munchen dhe PSG, tashmë e kanë siguruar kualifikimin.

Grupi C

Finalisti i para dy edicioneve, Atletico Madridi, është shumë afër eliminimit, pasi duhet ta mposht Romën dhe Chelsean në Stamford Bridge, për t’u kualifikuar në fazën me elinimim direkt. Në rast se verdhekuqtë barazojnë në Madrid, ata do të kualifikohen dhe do ta lënë Atleticon jashtë garës që në xhiron e 5-të.

Grupi D

Barcelona është në prak të kualifikimit dhe me një barazim në Torino ndaj Juventusit, do të shkojnë tutje si fituesit e grupit.

Grupi E

Me një fitore ndaj Liverpoolit në shtëpi, Sevilla të martën mbrëma do të sigurojë një vend në fazën me eliminim direkt në këtë garë, ndërsa të njëjtën gjë mund ta bëjë Liverpooli nëse fiton në udhëtim. Skuadra e Jurgen Klopp, aktualisht kryeson si lidere në grupin E.

Grupi F

Manchester City dhe Pep Guardiola tashmë kanë siguruar kualifikimin, dhe skuadra e Feyenoordit është eliminuar nga gara. Kurse, Napoli është në rrezik të madh, pasi ndodhen në vendin e tretë, gjashtë pikë pas Shakhtar Donetskut të vendit të dytë, dhe ukraniasit e sigurojnë kualifikimin tutje, nëse marrin një pikë në Itali.

Grupi G

Gjysmëfinalisti i sezonit të kaluar dhe kampioni në fuqi i Francës, Monaco, do të ketë nevojë për një mrekulli në mënyrë që të kualifikohet në 1/8 të finales. Ata duhet të mposhtin skuadrën e RB Leipzig dhe të shpresojnë se Porto nuk e mposht Besiktasin, derisa u nevojitet fitorja në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat deri në ndeshjen e fundit për kualifikim.

Grupi H

Në rast se Real Madridi fiton në ndeshjen e fundit ndaj APOEL Nicosias, ata do të shkojnë tutje në fazën tjetër, derisa Dortmundi po shpreson në të pamundurën. Ata duhet të fitojnë dy ndeshjet e tyre të fundit dhe të shpresojnë se Real Madridi do të humbin në dy ndeshjet e mbetura. Kurse, Tottenhami tashmë ka siguruar plasmanin për në fazën me eliminim direkt, dhe me një fitore eventuale në dneshjen e fundit do të përfundojnë të parët në grup. /Insajderi