Kështu e nis Lampard aventurën me Chelsean

Kështu e nis Lampard aventurën me Chelsean

Frank Lampard ka zhvilluar ndeshjen e parë si trajner i Chelseas.

Skuadra londineze barazoi me rezultat 1-1 kundër irlandezëve të Bohemians në një ndeshje miqësore.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Batshuayi në minutën e tetë.

Rezultatin e barazoi Molloy një minutë para përfundimit të ndeshjes.

Kujtojmë se në këtë sfidë Lampard nuk kishte shumicën e startuesve të sezonit të kaluar.