
Padiskutim është lojtari më i mirë i Milanit sezonin që lamë pas me 13 gola të realizuar në kampionat dhe në total 14 gola ku gjithsej koleksionoi 50 paraqitje me fanellën kuqezi, njofton Insajderi.
Milani është i bindur se duhet të blindojë Frank Kessie me një rinovim kontrate prej pesë vitesh. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mesfushori nga Bregu i Fildishtë kërkon 4-5 milionë euro në sezon, ndërkohë në “Casa Milan” i ofrojnë katër milionë euro në sezon.
Një distancë tepër e vogël për shumën e kërkuar dhe e ofruar, por që mund të gjendet një gjuhë e përbashkët sepse Milani kurrsesi nuk mund të humbasë një lojtar tepër të rëndësishëm siç është Kessie. /Insajderi.com