Këta janë 26 lojtarët në Serie A të infektuar me Covid 19

Këta janë 26 lojtarët në Serie A të infektuar me Covid 19

Serie A, mbete liga më e prekur nga Covid 19, nga top pesë ligat evropiane dhe me infektimin e dy futbollistëve të Milan, Gianluigi Donnarumma dhe Jens Petter Hauge shkon në 26 numri i futbollistëve të Serie A që rezultojnë ende pozitivë me COVID-19.

Për momentin, skuadra më e goditur është Parma me 7 futbollistë të infektuar, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Të prekurit te të gjithë skuadrat e Serie A:

  • Atalanta: Marco Carnesecchi
  • Crotone: Denis Dragus
  • Genoa: Petar Brlek, Darian Males
  • Hellas Verona: Koray Gunter
  • Inter: Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu
  • Juventus: Cristiano Ronaldo
  • Milan: Matteo Gabbia, Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge
  • Parma: 7 lojtarë (emrat nuk janë publikuar nga klubi)
  • Roma: Amadou Diaëara, Riccardo Calafiori
  • Sassuolo: Jeremy Toljan
  • Spezia: Guido Maggiore, Martin Erlic
  • Torino: 2 lojtarë (emrat nuk janë publikuar nga klubi).

Federata italiane e futbollit, deri më tani nuk ka marrë ndonjë vendim për pezullimin e ligës, por efektet e Covid 19, janë ndjerë shumë në këtë ligë, sidomos pas vendimit që Napoli të humb tri pikë në tavolinë ndaj Juventus, shkaku që nuk mundën të udhëtonin në Torino pas rasteve pozitive Brenda klubit./Insajderi.com.