Këta janë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Këta janë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së është mbyllur sot mes polemikave e tensioneve të shumta, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Në KE të ri të FFK-së me 37 vota për janë zgjedhur 11 anëtarët e rinj në mandat 4-vjeçar, raporton Insporti

Kuvendi i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte konvokuar si Kuvend Zgjedhor ku duhet të zgjedheshin anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të kësaj federate për periudhën katër vjeçare 2020 – 2024.

Insporti raporton se anëtarët e KE të FFK-së janë: Bakir Burri, Agim Dibrani, Predrag Jovic, Xhelal Broja, Mirsad Qollaku, Naser Ajeti, Iljaz Mjaku, Vjollca Krasniqi, Flamur Bunjaku, Ismajl Ajeti dhe Agim Nura.