
Dje mediumi turk Yeni Safak kishte publikuar disa audio-incizime përmes të cilave vërtetohej se gazetari saudit Jamal Khashoggi u torturua dhe u masakrua brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Turqi.
Këtë sipas mediumit turk e kishin kryer një grup i agjentëve saudit që përbëhej prej 15 personave.
Sot në mediat turke janë publikuar edhe fotografitë e atyre të cilët dyshohet se e kishin kryer aktin e vrasjes brenda konsullatës arabe në Turqi.
Të gjithë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit saudit thuhet se në Stamboll kishin qëndruar vetëm një ditë dhe ishin larguar menjëherë nga Turqia.
Ata fillimisht kishin shkuar nëpër hotelet e tyre, dhe para se të largoheshin nga Stambolli kishin vizituar konsullatën e Arabisë Saudite.
Një ngjarje e tillë ka acaruar jashtëzakonisht shumë raportet ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite, ndërkohë kanë ndërhyrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë kërkuar shtetit turk që t’ua sigurojë të gjitha incizimet brenda konsullatës arabe. /GazetaExpress/





