Dje mediumi turk Yeni Safak kishte publikuar disa audio-incizime përmes të cilave vërtetohej se gazetari saudit Jamal Khashoggi u torturua dhe u masakrua brenda konsullatës së Arabis" />

Këta janë sauditët që shkuan në Stamboll për ta vrarë gazetarin arab

Këta janë sauditët që shkuan në Stamboll për ta vrarë gazetarin arab

Dje mediumi turk Yeni Safak kishte publikuar disa audio-incizime përmes të cilave vërtetohej se gazetari saudit Jamal Khashoggi u torturua dhe u masakrua brenda konsullatës së Arabisë Saudite në Turqi.

Këtë sipas mediumit turk e kishin kryer një grup i agjentëve saudit që përbëhej prej 15 personave.

Sot në mediat turke janë publikuar edhe fotografitë e atyre të cilët dyshohet se e kishin kryer aktin e vrasjes brenda konsullatës arabe në Turqi.

Të gjithë të dyshuarit për vrasjen e gazetarit saudit thuhet se në Stamboll kishin qëndruar vetëm një ditë dhe ishin larguar menjëherë nga Turqia.

Ata fillimisht kishin shkuar nëpër hotelet e tyre, dhe para se të largoheshin nga Stambolli kishin vizituar konsullatën e Arabisë Saudite.

Një ngjarje e tillë ka acaruar jashtëzakonisht shumë raportet ndërmjet Turqisë dhe Arabisë Saudite, ndërkohë kanë ndërhyrë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i kanë kërkuar shtetit turk që t’ua sigurojë të gjitha incizimet brenda konsullatës arabe. /GazetaExpress/