Këta lojtarë i kishte kërkuar van Gaal tek United, e këta i kishin sjellë

Këta lojtarë i kishte kërkuar van Gaal tek United, e këta i kishin sjellë

Ish menaxheri i Manchester United, holandezi, Louis van Gaal, ka folur si rrallë herë për përvojat e tij sa ishte pjesë e klubit të Manchester United.

Ai ka treguar se nga klubi ka kërkuar përforcime dhe ka dërguar listën me lojtarët që ai i dëshiron, por ata nuk ishin të gatshëm të sjellin ata emra në Old Trafford – shumica prej këtyre emrave, tani janë yje dhe po shkëlqejnë me ekipet e tyre.

“E dëshiroja Robert Lewandowskin, por kur e pash sa e vështirë ishte ta merrnim, tentova të për Gonzalo Higuain”, ka thënë fillimisht ai.

“Kam folur po ashtu me bordin për transferimin e Neymar-it. Nëse jeni te United, duhet të mendoni për emra të mëdhenj. Unë po ashtu tentova të transferoja edhe Sadio Manen e Riyad Mahrez-in. Thomas Mullerin, ishte një dëshirë e madhe për mua – në mesfushë N’Golo Kanten, madje tentova të transferoja edhe James Milner-in, por dëshira ime më e madhe ishte Neymari”.

“Sergio Ramos dhe Mats Hummels ishin dëshirat e mija të vetme në mbrojtje, me ata të dy, do të kishin shumë suksese për të festuar. Kur u largova nga gara për Mahrez e Kante, që kaluan te rivalët e United-it, u fokusova te Ramos, mirëpo as ajo nuk u realizua”, përfundoi van Gaal.

Louis van Gaal, nuk ka hezituar të kritikojë politikat e United, duke thënë se ata janë më shumë një klub marketing se sa futbolli./Insajderi.com.