Nike ka zbuluar fanellën e re të Inter që skuadra do të vishet kur luan në shtëpi në sezonin e ri 2020/21.
Kompleti i ri ka ngjyrat tradicionale zi e kaltër të cilat janë përshtatur me një model të ri zigzag.
Nike ka thënë se fanella e re është bërë me një dizajn klasik që stilistët e viteve ’80-të përdornin një stil të tillë.
Ndryshe, fanella e re e Inter do të jetë e gatshme për shitje më 1 korrik, kurse futbollistët zi-kaltër këtë do ta veshin në shtator, kur edhe fillon sezoni i ri.
Insajderi.com