Këtë fundjavë nisin ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë ndeshjet e para

Këtë fundjavë nisin ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë ndeshjet e para

Pritjes së gjatë tashmë edhe i erdhi fundi pasi Superliga e Kosovës do të nis këtë fundjavë, shkruan Shqip.com.

Në xhiron e parë do të zhvillohen tri ndeshje të shtunën, ndërsa dy të dielen, përballje këto që do të fillojnë nga ora 17:00.

Ndeshja kryesore e javës së parë pritet të jetë ajo në mes Drenicës dhe Gjilanit si dhe përballja mes Dritës dhe Feronikelit, e cila do të zhvillohet të shtunën.

Ndërsa, të dielen njëra nga takimet më interesanta do të jetë ajo në mes Ballkanit dhe Dukagjinit.

Vlenë të përmendet se këtë edicion do të fillojë edhe përdorimi i sisitemit “VAR” në ndeshjet e kampionatit kosovar.

Këto do të jenë ndeshjet e javës së parë:

E shtunë 21.08.2021 – ora 17:00

Drita – Feronikeli

Drenica – Gjilani

Llapi – Ulpiana

E diele 22.08.2021 – ora 17:00

Malisheva – Prishtina

Ballkani – Dukagjini /Insajderi.com