Këto fjalë i tha Chiellini pasi e goditi Rrahmanin

Këto fjalë i tha Chiellini pasi e goditi Rrahmanin

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen që Napoli fitoi ndaj Juventusit në shtëpi me rezultatin 1:0, njofton Insajderi.

Përveç se ishte një shtyllë në mbrojtje, Rrahmani fitoi edhe penalltinë te goli i vetëm i ndeshjes. Kosovari u godit në fytyrë nga Chiellini dhe pas konsultimit në VAR, arbitri Doveri e akordoi 11-metërsh për Napolin, i cili u shndërrua në gol nga Lorenzo Insigne.

Mbrojtësi i Juventusit nuk ishte aspak dakord me penalltinë, teksa mediat italiane kanë zbuluar edhe fjalët e italianit ndaj Rrahmanit, gjatë kohës kur ky i fundit oshte shtrirë. “Eja Rrahmani ngrihu. Mos bëj këtu rolin e budallait!”, mësohet t’i ketë thënë Chiellini, ndërkohë që nga lojtari i Napolit nuk kishte reagim. /Insajderi.com