Milani u mposht me shifrat 1-0 nga Napoli dy ditë më parë, ku si për të mos mjaftuar humbja, Pioli duhet të bëjë në ndeshjet e radhës pa shërbimet e Ante Rebiç, njofton Insajderi.
Në momentin kur takimi ishte duke shkuar drejt fundit, kroati gabon rëndë dhe merr një karton të kuq lehtësisht të shmangshëm. Arsyeja? Fjalët e pahijshme të drejtuara arbitrit.
“Mamanë tënde e pashë duke punuar si prostitutë në Napoli”, ishte fraza e dalë nga goja e Rebiç që nxiti reagimin e menjëhershëm të gjyqtarit. Ky i fundit nuk e mendoi dy herë dhe nxjerr nga xhepi kartonin e kuq për lojtarin. Por përpos dënimit gjatë ndeshjes, një tjetër vjen tashmë nga Disiplina italiane, e cila pezullon futbollistin kroat me dy takime. /Insajderi.com
— " (@CROScoutVids) March 14, 2021