Këto janë datat e kthimit të Champions League

Këto janë datat e kthimit të Champions League

UEFA konfirmon turneun me nokaut 12-ditor në Lisbonë të Portugalisë, ku 16 ekipet e mbetura do të përballen më 7-8 gusht.

Lojërat me nokaut të Ligës së Kampionëve do të luhen në një turne 12-ditor në Lisbonë në gusht, ka konfirmuar UEFA.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 12-15 gusht, ndeshjet gjysmëfinale 18-19 gusht dhe finalja e madhe e Champions League, më 23 gusht 2020.

Tetë skuadrat e mbetura në garë do të marrin pjesë në një turne nokaut të drejtpërdrejtë midis 12 dhe 23 gusht.

Katër ndeshjet e mbetura të raundit të 16-të, përfshirë Manchester City kundër Real Madrid, do të zhvillohen në 7 dhe 8 gusht.


Këto janë ndeshjet e mbetura:

Manchester City vs Real Madrid (2-1 pas ndeshjes së parë)

Bayern Munich vs Chelsea (3-0)

Juventus vs Lyon (0-1)

Barcelona vs Napoli (1-1)

Kanë kaluar tutje: Paris Saint-Germain, Atalanta, Atletico Madrid, RB Leipzig.


/Insajderi.com/