Këto janë dy ngjyrat për vitin 2021

Këto janë dy ngjyrat për vitin 2021

Ndërsa 2020-ta po i afrohet fundit të trazuar, Instituti i Ngjyrave Pantone ka marrë detyrën vjetore të parashikimit të ngjyrës që do të pasqyrojë më së miri vitin e ardhshëm, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Dhe, në një vendim që i përshtatet një kohe komplekse, autoriteti i ngjyrave – nuk ka zbuluar një, por dy nuanca për “Ngjyrën e saj të Vitit”: gri neutrale dhe e verdhë e gjallë.

“Është një kombinim që flet për qëndrueshmërinë, optimizmin, shpresën dhe pozitivitetin që na duhet, ndërsa rivendosim, rinovojmë, rimagjinojmë dhe rikrijojmë”, tha Laurie Pressman, nënkryetare e Institutit të Ngjyrave Pantone.

Është hera e parë që zgjidhet një hije akromatike (gri) dhe hera e dytë që për një vit të ri zgjidhen dy ngjyra.

Ndërkaq këtë vit që po lëmë pas ishte zgjedhur bluja klasike si ngjyra vitit. Kjo ngjyrë sjellë një ndjenjë paqeje dhe qetësie në shpirtin njerëzor, duke ofruar strehim. /Insajderi.com