Këto janë fjalët e Armend Thaqit para duelit ndaj Flamurtarit

Këto janë fjalët e Armend Thaqit para duelit ndaj Flamurtarit

Kampionati i ri 2019/20 nis zyrtarisht sot, e shtunë, 17 gusht dhe menjëherë ndeshen dy skuadrat nga kryeqendra, Flamurtari – Prishtina.

Rivalët e qytetit takohen në stadiumin e Flamurtarit nga ora 17:00.

Në lidhje me takimin e sotëm ka folur kapiteni i skuadrës së Prishtinës, Armend Thaqi, i cili u shpreh që ekipi i tij është i gatshëm për Flamurtarin.

“Po fillon kampionati i ri ku shpresojmë të fillojmë me këmbë të mbar. Normalisht, ka pasur shkuarje të futbollistëve, të gjithë kanë qenë cilësor, me ta kemi luftuar së bashku deri në javën e fundit për titull, mirëpo kështu e ka futbolli dhe të gjithëve iu dëshirojmë suksese në vazhdim”.

“Po ashtu, kemi pasur prurje të reja në klub dhe besoj që të gjithë këta janë futbollistë janë afruar pasi që kemi pasur nevojë për ta dhe shpresojmë shumë që të na ndihmojnë që së bashku të luftojmë për qëllimin që e kemi. Uroj të kemi sukses dhe të kemi sezon pa lëndime”.

“Mendoj se tani jemi ekip i kompletuar dhe nuk pres tjetër veçse të futemi në ndeshje për ta filluar sezonin me fitore, mirëpo për triumf na duhet angazhim në fushë dhe pastaj vijnë të gjitha tjerat. Jemi të gatshëm që t’i zbatojmë detyrat që na jep profesori me shtabin teknik”, ka thënë kapiteni i skuadrës, Armend Thaqi.

Prishtina është e gatshme dhe në grumbullim të futbollistëve për ndeshje janë edhe Labinot Ibrahimi e Leonit Abazi.

Qendrim Zyba vuan një lëndim të vogël që ia ka pamundësuar grumbullimin për këtë ndeshje, sikurse edhe portieri Eglant Haxho.