Këto janë fjalët e Nuhiut pas fitores bindëse të Dritës ndaj Flamurtarit

Këto janë fjalët e Nuhiut pas fitores bindëse të Dritës ndaj Flamurtarit

Drita ka shënuar fitore të lehtë ndaj Flamurtarit me rezultat 3:0 në kuadër të javës së dytë të Ipkos Superligës së Kosovës në futboll.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se e kishin të domosdoshme fitoren pasi javën e kaluar ishin të dëshpëruar me humbjen ndaj Ferizajt.

“Derisa luan ekipi mirë nuk mërzitëm fare. Sot reaguam mirë, reaguam si grup si ekip dhe e lamë shpirtin në fushë për të marrë fitore të merituar. Sa i përket mungesave si Cuculi ai ende nuk është gati ndërsa për Lecin klubi ka një rregullore dhe atë duhet respektuar përë këtë edhe nuk është ftuar sot”, ka thënë pas ndeshjes Ardian Nuhiu.