Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21

Këto janë formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë U-21 vs Shqipëri U-21

Sonte në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, shpresat e Kosovës do të luajnë përball shpresave të Shqipërisë, për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian 2021, ndërsa para fillimit te sfidës, Rafet Prekazi dhe Alban Bushi kanë bërë publike formacionet zyrtare të takimit, njofton Insajderi.

Përzgjedhësi i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, do të luaj me formacionin 4-4-2. Në portë ndodhet Ndreca, mbrojtja me katër, me Kqiku, Kurtulus, Vitija dhe Sadriu, ndërsa në mesfushë ndodhen katër lojtarë, me Limani, Hamdiu, Zekaj dhe Jashari, në sulm ndodhet dyshja Mustafa dhe Idrizi.

Në anën tjetër, Bushi, do të luajë me Selmani, Marku, A.Selmani, Mitaj, Çokaj, Kraja, Ademi, Mala, Tuci, Muçi. /Insajderi.com