Ditën e djeshme u kualifikuan edhe katër kombëtaret e fundit nga playoff-et e Ligës së Kombeve, që do të jenë në Europianin 2021, i cili do të zhvillohet në verën e ardhshme, njofton Insajderi.
Maqedonia e Veriut, pasi mposhti Gjeorgjinë në transfertë, bëri një arritje historike, duke u kualifikuar për herë të parë në Europian.
Kualifikimin e arritën edhe Hungaria që mposhti Islandën, Skocia që mposhti Serbinë pas ekzekutimit të penalltive dhe Sllovakia që ia doli ta eliminonte pas vazhdimeve Irlandën e Veriut.
Tashmë edhe me katër kombëtaret e fundit që u përcaktuar, janë kompletuar edhe të gjitha grupet për Europianin.
Grupi A: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra
Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia
Grupi C: Holanda, Ukraina, Austria, Maqedonia e Veriut
Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Çekia
Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia
Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania
/Insajderi.com