Këto janë kompanitë ajrore më ta pasigurta në botë

Këto janë kompanitë ajrore më ta pasigurta në botë

Numri i njerëzve që udhëtojnë me aeroplanë në ditë është jashtëzakonisht i madh, por, i madh është edhe numri i atyre që u frikësohen udhëtimeve me fluturake.

Pavarësisht frikës nga aeroplani, njerëzit janë të detyruar të realizojnë udhëtime me mjete të tilla transportuese, shkruan Time, raporton Insajderi

Disa prej njerëzve, duke pasur parasysh fatkeqësitë dhe aksidentet fatale të kompanive ajrore, ia ngjallin vetes ndjenja frike, ndërsa të tjerët edhe mund të kenë pasur ndonjë përvojë me lëkundje dhe dridhje gjatë fluturimit.

Por, cilat në të vërtetë janë kompanitë ajrore më të pasigurta në botë?

Më poshtë ju keni një listë prej disa kompanive ajrore që nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme për pasagjerët, ndonëse, vazhdojnë të kenë pasagjerë edhe më tutje, raporton Insajderi

Lista e kompanive më të pasigurta ndahet në tre pjesë, një listë që pavarësisht të gjitha rrethanave e kalon ‘testin’, një listë tjetër e aeroplanëve të pasigurt dhe lista e fundit e aeroplanëve që është cilësuar si “edhe nëse më paguajnë nuk do të udhëtoja me ta”.

Lista e kompanive me notën 3 (megjithatë e kalojnë testin):

Afriqiyah

Air Bagan

AirAsia Thailand

AirAsia Zest

Avia Traffic Company

Bangkok Air

Camair-Co

Cambodia Angkor Air

Drukair Royal Bhutan

FastJet

Felix Airways

Fly540

Garuda Indonesia

JetStar Pacific

LAM

Libyan Airlines

Nauru Airlines

Orient Thai Airlines

Polynesian Airlines

Scat

Somon Air

Tajik Air

Lista e kompanive të pasigurta të vlerësuara me notën 2:

Airlines PNG

Ariana Afghan Airlines

Blue Wing

Daallo Airlines

Kam Air

NOK Air

Lista e kompanive me notën 1 (edhe nëse do të më paguanin nuk do të udhëtoja me ta):

Wings air

Batik Air

Citilink

KalStar Aviation

Lion Air

Nepal Airlines

Sriwijaya Air and Nam Air

Tara Air

TransNusa

Wings Air

Xpress Air

Por, në anën tjetër po ju sjellim edhe 20 kompanitë ajrore që janë më të sigurta në botë. E gjithë kjo sipas kalkulimeve që ka bërë AirlineRatings.com.

Kompania më e sigurt në botë është kompania australiane “Qantas”, e cila nuk ka pasur asnjë fatalitet në historinë e saj.

Qantas

Këtu është lista e plotë e kompanive më të sigurta në botë në renditjen alfabetike: American Airlines, Alaska Airlines, All Nippon Airways, Air New Zealand, Cathay Pacific Airways, Emirates, Etihad Airways, EVA Air, Finnair, Hawaiian Airlines, Japan Airlines, KLM, Lufthansa, Qantas, Scandinavian Airline System, Singapore Airlines, Swiss, United Airlines, Virgin Atlantic, Virgin Australia./Insajderi