Këto janë propozimet “anti Ademi” të klubeve

Këto janë propozimet “anti Ademi” të klubeve

Të shtunën (11 janar) krerët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë, kanë zhvilluar një takim për të përpiluar kërkesën për ndryshim të amendamenteve të Statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Tashmë këto ndryshime janë publikuar nga presidenti i KF Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili ishte pjesëmarrës në atë takim. Megjithatë, kërkesa e tyre nuk është dorëzuar në FFK.

Këtë e ka konfirmuar për Insportin, sekretari Eroll Salihu. “Jo, për fat të keq. Bash, sot kam pyetur a kanë ardhur, nuk kemi asgjë. Ajo kërkesë duhet të jetë mirë e argumentuar dhe mbështetur nga një numër delegatësh”.

Ndryshimet më të mëdha priten të bëhen në amendamentin për Kryetar, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.