Këto janë rezultatet pas pjesëve të para në Ligën e Kampionëve

Këto janë rezultatet pas pjesëve të para në Ligën e Kampionëve

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e katërta në grupet F, G dhe H në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.

Në grupin F, Dortmund po fiton 2:0 ndaj Brugge me golat e Haaland (18’) dhe Sancho (45’), ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit F, Lazio po fiton ndaj Zenit me rezultat 2:1.

Dynamo Kyiv dhe Barcelona po luajnë pa gola, ndërsa edhe Juventus po barazon në Torino ndaj Ferencvaros, për hungarezët shënoi shqiptari Myrto Uzuni, ndërsa për torinezët barazoi Ronaldo.

Në grupin H, Manchester United po deklason turqit e Basaksehir me rezultat 3:0 me golat e Rashford nga penalltia dhe dy golëshin e Fernandes. Ndeshjen tjetër të këtij grupi, PSG po fiton kundër Leipzig me golin e vetëm të shënuar nga Neymar nga pika e bardhë. /Insajderi.com