Trepça ’89 në xhiron 26 do ta ketë një ndeshje shumë të vështirë dhe të rëndësishme ndaj Flamurtarit, skuadra që janë duke luftuar për të mbijetuar edhe një sezon tjetër në Superligën e Kosovës në futboll.
Nga sezoni i ri do të ndërroj formati i ligës, do të bien katër ekipe sivjet, dy futen nga liga e parë dhe sezonin e ri në kampionat i kemi dhjetë ekipe.
Më në rrezik për të rënë nga Superliga është ekipi nga Mitrovica sepse aktualisht është në vendin e nëntë me 27 pikë nga 25 ndeshje të zhvilluara, kurse Flamurtari është në vendin e tetë me 32 pikë.
Kjo nuk vlen për Vushtrrinë dhe Dukagjinin që për sivjet janë përshëndetur nga Superliga.
Rëndësi do të kenë pikët për Dritën që takohet me Vushtrrinë vendës dhe Gjilanin që po ashtu është në udhëtim te Dukagjini.
Të tria ndeshjet zhvillohen nga ora 16:45.
Pas 25 ndeshjeve të zhvilluara, tabela e Superligës së Kosovës duket kështu:
Insajderi.com