Këto rezultate u arritën në grupet G, H, I, J, K dhe L në Ligën e Evropës

Këto rezultate u arritën në grupet G, H, I, J, K dhe L në Ligën e Evropës

Liga e Evropës të enjten ka mbyllur fazën e grupeve, ku u caktuan edhe 24 ekipet që vazhdojnë garat në fazën e eliminimit direkt, njofton Insajderi.

Në grupin G, Leicester ka mposhtur 2:0 AEK Athens, ndërsa Braga po ashtu ka mposhtur 2:0 Zorya-n. Nga grupi G kalojnë më tej Leicester dhe Braga.

Në grupin H, Celtic ka mposhtur Lille-n me rezultat 3:2, ndërsa Milan ka fituar si mysafir i Sparta Prague me shifrat 1:0. Milan dhe Lille vazhdojnë në fazën tjetër.

Në grupin I, Maccabi Tel Aviv ka mposhtur 1:0 Sivasspor, ndërsa Villarreal dhe Qarabg nuk është zhvilluar ndeshja. Nga grupi vazhdojnë garat Villarreal dhe Maccabi.

Në grupin J, Ludogorets është mposhtur në shtëpi nga LASk me shifrat 3:1, ndërsa Tottenham ka mposhtur në Londër belgët e Royal Antwerp 2:0. Totenham dhe Antëerp kalojën në fazën tjetër.

Në grupin K, Dinamo Zagreb ka mposhtur 3:1 CSKA e Moskës, ndërsa Wolfsberger ka fituar 1:0 ndaj Feyenoord. Nga ky grup, Dinamo e Zagrebit dhe Wolfsberger vazhdojnë për raundin tjetër.

Në grupin e fundit, L, Hoffenheim fiton bindshëm 4:1 ndaj Gent, ndërsa Slovan Liberec dhe Crvena Zvezda luajnë pa gola. Nga grupi L, Hoffenheim dhe Crvena Zvezda kalojnë grupet. /Insajderi.com