Këto rezultate u arritën në Ligën e Kampionëve natën e sotme

Këto rezultate u arritën në Ligën e Kampionëve natën e sotme

Kanë mbaruar ndeshjet e natës së martë në Ligën e Kampionëve në grupet F, G dhe H, njofton Insajderi.

Në grupin F, Dortmund fitoi me lehtësi ndaj Brugge me rezultat 3:0, me dy gola të shënuar nga Haaland dhe një tjetër nga Sancho. Në ndeshjen tjetër, Zenit është mposhtur nga Lazio 3:1, për italianët shënuan dy herë Immobile dhe një tjetër nga Parolo, ndërsa për rusët shënoi Dzyuba. Në këtë grup, prin Dortmund me nëntë pikë, ndjekur nga Lazio me tetë pikë.

Në grupin G, Barcelona ka fituar bindshëm kundër Dynamo Kyiv me rezultat 0:4, ndërsa të gjitha golat, spanjollët i realizuan në pjesën e dytë. Dy gola u shënuan nga Braithawaite, tjetri nga Dest, ndërsa të fundit e shënoi Griezmann. Ndeshjen tjetër, Juventus u djersit shumë për të fituar ndaj Ferencvaros. Së pari shënuan miqtë me Myrto Uzunin, teksa barazoi Ronaldo, ndërsa në kohën shtesë, Morata shënoi me kokë pas harkimit të Cuadrados. Në këtë grup, prin Barcelona me 12 pikë, e ndjekur nga Juventus me nëntë pikë.

Në grupin H, Manchester United ka mposhtur bindshëm 4:1 turqit e Basaksehir. Dy gola për anglezët shënoi Fernandes, një Rashford dhe një tjetër nga Daniel James, ndërsa golin e nderit për miqtë e shënoi Deniz Turuc. Ndeshjen tjetër të grupit H, PSG ka mposhtur minimalisht gjermanët e Leipzig, me golin e vetëm të shënuar nga Neymar nga pika e bardhë. Në këtë grup, prijnë anglezët me nëntë pikë, ndjekur nga PSG dhe Leipzig me nga gjashtë pikë. /Insajderi.com