Këto rezultate u arritën në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma

Këto rezultate u arritën në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma

Gjatë natës së mërkurë, Liga e Kampionëve ka mbyllur rrethin e tretë në grupet A, B, C dhe D, njofton Insajderi.

Në grupin A, Atletico de Madrid ka ndarë pikët me Lokomotiv Moscow duke luajtur pa gola, ndërsa në ndeshjen tjetër, Bayern Munchen ka mposhtur austriakët e Salzburgut 3:1, me golat e Lewandowskit, Coman dhe Sane, ndërsa golin e nderit miqtë e shënuan me Mergim Berishën. Në këtë grup, Bayern ndodhet në krye me 12 pikë, ndjekur nga Atletico me pesë pikë.

Në grupin B, Gladbach ka mposhtur me rezultat të thellë Shakhtar 4:0, ndërsa Inter është mposhtur në shtëpi nga Real Madrid me rezultat 0:2, me golin e Hazard nga pika e bardhë, ndërsa Hakimi shënoi autogol. Në grupin B, prin Gladbach me tetë pikë, ndjekur nga Real me shtatë pikë, ndërsa Inter ndodhet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë.

Në grupin C, Manchester City ka mposhtu me rezultat minimal 0:1 nikoqirët e Olymapiacos, me golin e vetëm të shënuar nga Foden, ndërsa Porto ka mposhtur Marseille në Francë me rezultat 0:2, me golat e Sanusi dhe Oliveira nga penalltia. Në këtë grup, lider është City me 12 pikë, ndjekur nga Porto me nëntë pikë.

Në grupin D, Ajax ka mposhtu 3:1 mysafirët e Mitdjylland, me golat e Gravenberch, Mazraoui dhe Neres, ndërsa për danezët shënoi Mabil nga pika e bardhë. Ndeshjen tjetër në grup, Atalanta ka fituar duke mposhtur Liverpool në Angli, me rezultat 0:2 me golat e Ilicic dhe Gosens. Situata në këtë grup është pak më e paqartë, pasi Liverpool ka nëntë pikë, ndërsa Ajax dhe Atalanta kanë nga shtatë pikë. /Insajderi.com