
Të martën mbrëma, kanë mbaruar ndeshjet e pesta në grupet A, B, C dhe D, ku u arritën disa rezultate befasuese, ndërsa ndeshja më interesante ishte ajo e zhvilluar në Gjermani mes M’gladbach dhe Inter, njofton Insajderi.
Në grupin A, Atletico Madrid dhe Bayern Munchen kanë ndarë pikët duke luajtur 1:1, ndërsa ndeshjen tjetër në këtë grup e ka fituar Salzburg ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 1:3. Në grupin A, prin Bayern me 12 pikë, Atletico ndodhet e dyta me gjashtë pikë, Sazlburg në vendin e tretë me katër pikë, ndërsa në vendin e katërt ndodhet Lokomotiva e Moskës me tre pikë.
Në grupin B, Real Madrid është befasuar nga Shakhtar në Ukrainë duke humbur 2:0, ndërsa ndeshjen tjetër në grup, Inter ka arritur të mposht Borussia Moenchengladbach me shifrat 2:3. Në këtë grup situata është më e paqartë, pasi kryeson M’Gladbach me tetë pikë, Shakhtar dhe Real Madrid kanë nga shtatë pikë, ndërsa Inter ka pesë pikë, që i bie ne ndeshjet e fundit në grup, për katër ekipet do të jenë një finale, pasi të katërtat kanë mundësi të kalojnë grupin.
Në grupin C, Porto dhe Manchester City kanë ndarë pikët duke luajtur pa gola në Portugali, ndërsa Marseille ka mposhtur Olympiacos 2:1. Në këtë grup, kryeson City me 13 pikë, Porto ka 10 pikë, të dyja ekipet kanë siguruar plasmanin në fazën tjetër të Championsit, ndërsa për vendin e tretë në grup luftojnë Marseille dhe Olympiacos pasi kanë nga tre pikë.
Në grupin D, Atalanta dhe Midtjylland kanë luajtur 1:1, ndërsa Liverpool ka mposhtur minimalisht 1:0 Ajax në Angli. Liverpool ndodhet e para në grup me 12 pikë, Atalanta ndodhet e dyta me tetë pikë, ndërsa Ajax ka shtatë pikë në vendin e tretë. /Insajderi.com