Klubi në krye të tabelës së Premier Ligës Angleze, Manchester City, ka zgjatur kontratën e mesfushorit Kevin De Bruyne, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të bërë nga klubi, 29 vjeçari i cili vesh fanellën e klubit që nga vera e 2015, ka zgjatur për dy vite shtesë kontratën që do të përfundonte në sezonin 2022-2023.
De Bruyne me fanellën e City në 255 ndeshje ka shënuar 65 gola, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka fituar dy Premier League, një kupë të Federatës Angleze dhe katër Kupa të Ligë Angleze.
Futbollisti i kombëtares belge, ishte zgjedhur futbollisti i vitit në Premier Ligë me performancën e tij në sezonin 2019-2020. /Insajderi.com