Kevin de Bruyne zgjidhet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Kevin de Bruyne zgjidhet lojtari i sezonit në Premier Ligë

Mesfushori belg, i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në Premier Ligë, pasi ai fitoi garën ngaj lojtarëve si Trent Alexander-Arnold, Jordan Henderson, Danny Ings, Sadio Mane, Nick Pope dhe Jamie Vardy, njofton Insajderi.

De Bruyne, pati një sezon brilant individual ku barazoi rekordin e Thierry Henry me 20 asistime brenda sezonit dhe shënoi 13 gola.

Ai këtë çmim e fitoi falë votave nga tifozët në faqen e internetit të EA SPORTS, të cilat u ndërthurën me ato të 20 kapitenëve të klubeve dhe një paneli ekspertësh të futbollit anglez/Insajderi.com.