KF Ballkani ndanë rrugët me drejtorin sportiv Avni Bytyqi dhe tre futbollistë tjerë

KF Ballkani ndanë rrugët me drejtorin sportiv Avni Bytyqi dhe tre futbollistë tjerë

Avni Bytyqi, drejtori sportiv i KF Ballkanit, ka vendosur të tërhiqet nga pozita e tij në klubin nga Suhareka, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.

Bashkë me Bytyqin, nga klubi pritet të largohen edhe Mirlind Daku, i cili ishte në huazim nga skuadra kroate, NK Osjek.

Daku kishte hyrë në histori duke qenë golashëuesi më i mirë brenda sezonit.

Nga klubi do të largohet anësori Arbër Hoxha pas një bashkëpunimi dy vjeçar me suharekasit.

Hoxha pritet të transferohet në njërën nga ligat evropiane, por klubi ende nuk është bërë i ditur.

Edhe Arbër Shala është lojtari që do të largohet nga klubi suharekas.

Shala do të largohet pas një periudhe gjashtë mujore me klubin.

Ballkani i ka falenderuar të gjithë lojtarët dhe drejtorin sportiv, Avni Bytyqi, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në klub.