
KF Ballkani të martën ka zyrtarizuar transferimin e Albion Rrahmanit nga Malisheva, shkruan Insajderi.
Rrahmani ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Suhareka.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
“Paraqitjet e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re nga klubi ynë, andaj me çdo ngulm kemi insistuar që Albionin ta sjellim në klubin tonë”, shkruhet ndër tjerash në njoftimin e klubit./insajderi.com