"Albert Droga shumë minor je ti për të vlerësuar KF Besën, sepse Besa ka mjete të cilat ti as në gjendjen tënde me të rendë kur je nën ndikim të substancave nuk mund ti paramendosh, prandaj merru me sherimin tend nga mvarësia e mos u merr me media se je i pa vlerë o mjeran i shkretë", deklaron KF Besa.

Klubi i Futbollit Besa e ka ofenduar rëndë kryetarin e grupimit të tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati, të cilin e ka quajtur “narkoman”, “diller” dhe “mjeran”.
Shkas për këtë reagim të klubit pejan është bërë një deklaratë e Kastratit, ku thoshte se “po flitet që Besa do t’i pranojë 100 mijë euro nga Llapi” për t’ia lënë ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
KF Besa, përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ka thënë se Besa nuk do të bije pre e trillimeve të liderit të “Plisave”, Albert Kastrati.
“Paska shkretu edhe eksponenti nga bota e krimit dhe narko dileri Albert Kastrati udhëheqësi i Plisave, paska deklaru se Besa merr 100.000 € e Llapi merr kupën. More i paftyrë ti nuk e ke targin të permendesh emrin e Besës. Ta dish mirë ti se Besa do ta merr kupën e ti do ti merri ato 100.000 € se të nevojiten për tu furnizuar me substanca”, thuhet në reagimin e KF Besës.
Sipas KF Besës, lideri i “Plisave” është përgjegjësi kryesor i kriminalizimit të tifozerive në Kosovë, raporton Insajderi.
“Vaj medet ku kemi mbet kur droga, krimi dhe njerëz që vendin e kanë prapa grilave të kenë hapsira mediale dhe të shpalosin fillozofi kur janë nën ndikim të substancave. Po ky eksponent i nëntokës Prishtinase është përgjegjësi kryesor i kriminalizimit dhe shkatrimit të tifozerive andej dhe kendej kufirit”, thuhet në reagim.
Klubi nga Peja ka “siguruar” Kastratin se nuk do ta shesin ndeshjen finale të Kupës së Kosovës.
“Një ta kesh të qartë o burracak i paguximshëm, nuk bjen Besa pre e ketyre trillimeve tuaja sepse ti dhe ata që të udhëzojnë dhe furnizojnë me këto hipoteza do të jeni gjithmonë të mundur nga KF Besa sepse imperativ i joni gjithmonë do të jetë mposhtja e juaja ashtu si ju mposhtem në gjysëmfinale të kupës”, ka thënë KF Besa.
Ofendimet e klubit pejan ndaj liderit të “Plisave” vazhdojnë edhe më tutje.
“Albert Droga shumë minor je ti për të vlerësuar KF Besën, sepse Besa ka mjete të cilat ti as në gjendjen tënde me të rendë kur je nën ndikim të substancave nuk mund ti paramendosh, prandaj merru me sherimin tend nga mvarësia e mos u merr me media se je i pa vlerë o mjeran i shkretë”, deklaron KF Besa.
Finalja e Kupës së Kosovës ndërmjet KF Besës dhe KF Llapit do të zhvillohet më 31 maj.
Nëse KF Besa fiton Kupën e Kosovës, atëherë FC Prishtina, e cila siguroi sot vendin e dytë në Superligën e Kosovës, do të fitonte të drejtën për të marrë pjesë në kualifikime për Ligën e Evropës. Besa nuk e ka marrë licencën nga FFK-ja që të marrë pjesë në garat evropiane. /Insajderi.com