KF Dukagjini prezanton transferimin e ri

KF Dukagjini prezanton transferimin e ri

Argjend Bardhi do të jetë përforcimi i ri nga Dukagjini.

Bardhi u transferua nga Drenica dhe nga ky sezon do të luajë me klubin nga Klina.

Vetë skuadra e ka konfirmuar transferin përmes një postimi në Facebook.

Më 21 gusht fillon Superliga e futbollit të Kosovës.

Kështu, skuadrat po përforcohen për garën që fillon muajin tjetër. /Insajderi.com