KF Dukagjini po vazhdon me përforcimin e skuadrës per edicionin e ardhshëm, shkruan Insajderi.
Ata së fundmi kanë transferuar Ergyn Ahmetin nga Drita.
Lajmin për transferimin e tij e ka bërë vetë klubi përmes rrjetit social “Facebook”.
25-vjeçari më parë kishte qenë pjesë e Mitrovicës dhe Trepçës.
Ahmeti suksesin më të madh e kishte arritur më klubin e Prishtinës, ku kishte arritur të paraqitej në garat evropiane, pikërisht nën urdhërat e Dallkut./Insajderi.com