Komisioni disiplinor i FFK, ka mbajtur mbledhjen e saj, për të shqyrtuar dhe për të marrë vendimet e saj, pas ndeshjes më të përfolur të javës së kaluar në mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Komisioni ka hapur procedurë disiplinore për trajnerin Armend Dallku, zyrtarin e klubit Avni Durmishi, si dhe për vetë klubin e Prishtinës, për dëmtimet infrastrukturore të zhveshtores së klubit nga Gjilani, raporton Insajderi.com
Më lehtë nuk ka shpëtuar as protagonisti i tërë ngjarjeve të asaj ndeshje, portieri Visar Bekaj i cili ishte ndëshkuar me karton të kuq, por pas protestave të tij dhe reagimeve të tij, komisioni e ka pezulluar atë, deri në një vendim tjetër.
Nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e ardhshme të Fc Prishtina, por nëse ata vendosin të ankohen, kanë 8 ditë afat për ta bërë një gjë të tillë./Insajderi.com