Kampionja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, KFF Mitrovica, ka ngritur edhe trofeun e dytë në këtë stinor duke e fituar Kupën e Kosovës, njofton Insajderi.
Mitrovicaset në finale e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, e mposhtën skuadrën KFF Kosova VR (P) me rezultat të thellë 6-0.
Tre gola për Mitrovicën i shënoi Kaltrina Biqkaj (12’, 32’ e 62’), me dy gola kontribuoi Donjeta Halilaj (6’ e 70’), derisa një gol e realizoi edhe Edona Kryeziu (65’).
Për Mitrovicën ky është suksesi i katërt radhazi në këtë garë, e po aq trofe ka fituar edhe në kampionat, duke e vazhduar mbizotërimin në katër vitet e fundit. /Insajderi.com