
Një ofertë marramendëse ka ardhur në drejtim të Khabib Nurmagomedov për të zhvilluar një ndeshje tjetër me Conor McGregor, sipas babait të luftëtarit rus.
Ndeshja e shumëpritur mes dyshes është zhvilluar në tetor në të cilën Nurmagomedov e ka mposhtur McGregorin në raundin e katër. Gjithsesi, ndeshja më e shikuar e UFC do të mbahet mend për sherrin që ndodhi pas përfundimit të saj.
“Ata kanë ofruar 15 milionë dollarë për revanshin me McGregor”, shprehet babai i Khabib për Sport 24. “Por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabib. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë. “Mendoj se Ferguson e meriton më tepër se Conor. Khabib i kanë mbetur edhe katër ndeshje, pastaj do të dalë në pension”.