Khabib nuk njeh kundërshtar në UFC, mposht Justin Gaethje pas vetëm dy raundeve

Khabib nuk njeh kundërshtar në UFC, mposht Justin Gaethje pas vetëm dy raundeve

Khabib Nurmagomedov ka fituar superndeshjen e peshave të lehta, duke mposhtur në kafaz Justin Gaethje, njofton Insajderi.

Konsiderohej si dueli i vitit në Artet Marciale Mikse, teksa u sfiduan dy prej luftëtarëve më të mirë të UFC-së.

Khabib kështu zgjeron rekordin e tij, duke e çuar në 29 fitore radhazi, në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Ishte një duel i luftuar mes amerikanit dhe rusit, por që zgjati vetëm dy raunde, me Khabibin që doli fitimtar.

Khabib tregon edhe njëherë se ai nuk ka rival në UFC, teksa vazhdon të regjistrojë fitore radhazi. /Insajderi.com