Khabib Nurmagomedov flet për planet e tij pas ndeshjes me Justin Gaethje

Khabib Nurmagomedov flet për planet e tij pas ndeshjes me Justin Gaethje

Khabib Nurmagomedov planifikon që të vizitojë Anglinë, për të përcjellur Manchester United, Liverpool dhe Manchester City, pasi që ai e mposhtë rivalin e tij Justin Gaethje.

Kampioni i peshave të lehta Khabib, do të ndeshet këtë të shtunë në Fight Island, për të mbrojtur titullin e tij kundër sfiduesit Gaethje, dhe ai është shumë i sigurt në fitoren e tij. Ai është aq i sigurt sa që ai ka filluar të bëjë plane pasi të përfundoj ndeshjen, plane që përfshijnë shumë futboll.

“Pas fitores sime, do të udhëtoj shumë. Do të shkoj në Londër. Me të vërtetë dua të shikoj shumë futboll.”- tha Khabib për BT Sport.

“Manchester United, Manchester City, Liverpool. Me të vërtetë dua t’i përcjell nga afër. Ata kan stadiume legjendare, stadiume me shumë histori. E di se për shkak të situatës tani, tifozët nuk lejohen në tribuna, por jam i vendosur të shkoj, ndoshta në Nëntor.”- shtoi rusi, raporton Insajderi.

Khabib do të luftojë për të mbrojtur titullin e kampionit për herën e tretë në vetëm 2 vite e gjysmë, pas fitores së famshme ndaj McGregor në vitin 2018 dhe ndaj Poirer në shtatorin e vitit të kaluar./Insajderi.com.