Khabib reagon ndaj deklaratave të Macron

Khabib reagon ndaj deklaratave të Macron

Ylli i arteve të përziera marciale sapo i dalë në pension, Khabib Nurmagomedov, sot kritikoi ashpër presidentin francez, Emmanuel Macron rreth deklaratave të tij anti-islame, transmeton Insajderi.

“I Plotëfuqishmi le të shpërfytyrojë fytyrën e kësaj krijese (Macron) dhe të gjithë ndjekësve të tij, të cilët nën parullën e lirisë së fjalës, ofendojnë ndjenjat e më shumë se një miliard e gjysmë besimtarëve muslimanë”, tha Khabib në Instagram.

Ylli 32 vjeçar tha se myslimanët e duan Profetin e tyre Muhamed më shumë se këdo, përfshirë nënat, baballarët, fëmijët dhe gratë e tyre.

“Më besoni, këto provokime do t’u kthehen atyre”, shtoi ai.

Ish-ylli i MMA-së po ashtu shpërndau një ajet nga Kur’ani i shenjtë, surja Al-Ahzab verseti 57.

“E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm”.

Postimi i Khabibit po ashtu përmban një shenjë çizme në fytyrën e Macron-it. /Insajderi.com

 

Burimi: Anadolu Agency (AA)