Kampioni i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka kundërshtuar karikaturat e profetit Muhamed, të cilat i ka mbështetur edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Kjo ka ngjallur dëshpërim të madh në botën islame.
Khabibi përmes një postimi në Instagram tha se , “Me pretekstin e luftës për lirinë e fjalës, armiqtë e Islamit dhe myslimanët e niveleve të ndryshme po përpiqen të ofendojnë ndjenjat e qindra miliona besimtarëve në të gjithë botën duke vizatuar karikaturat e njerëzve më të mirë”.
Po ashtu Habibi përmendi disa fjalë nga doktrina islame. Ai është një besimtar i devotshëm.
Përfaqësuesi i Rusisë në UFC, arriti ta sigurojë fitoren e 29’t dhe njoftoi se do të pensionohet. /Insajderi.com