Khamenei: Nuk do të ketë luftë me SHBA

Khamenei: Nuk do të ketë luftë me SHBA

Khamenei këtë e ka deklaruar duke iu drejtuar zyrtarëve dhe ka shtuar se matja e forcës në mes të Teheranit dhe Uashingtonit është më tepër mënyrë e testimit të vendosmërisë së dyja palëve, sesa konflikt ushtarak.

“As ne e as ata nuk duam luftë, ata e dinë se kjo nuk do të ishte në interes të tyre”, ka thënë Khamenei, sipas pretendimit të këtij portali.

Edhe presidenti i SHBA Donald Trump ka hedhur poshtë pretendimet sipas të cilëve SHBA po planifikojnë konflikt ushtarak me Iranin.

Trump ka thënë se këto janë “lajme të rreme” dhe se ai “absolutisht” do të ishte i gatshëm t’i dërgojë trupat, mirëpo kjo nuk është planifikuar dhe shpreson se nuk do të jetë i detyruar të planifikojë.

SHBA ditëve të fundit i kanë ashpërsuar sanksionet ndaj Teheranit të ndërlidhura me çështjen nukleare si dhe praninë e tyre në Gji duke pretenduar si arsye kërcënimet e Iranit.

Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo ka thënë se pas takimit te kolegun e tij rus Sergei Lavrov në Soçi, se SHBA në të vërtet nuk dëshiron luftë me Iranin, madje ka pretenduar se kjo nuk përmban presion ndaj Iranit./Insajderi.com.