Khan: Pakistani i ka dhënë informata CIA-s për gjetjen e Bin Ladenit

Kryeministri i Pakistanit Imran Khan ka thënë se shërbimi i inteligjencës i Pakistanit ISI i ka zbuluar CIA-s gjurmët të cilët kanë mundësuar ta lokalizojnë dhe ta vrasin liderin e Al-Kaidës Osama Bin Laden.

Khan: Pakistani i ka dhënë informata CIA-s për gjetjen e Bin Ladenit

“ISI ka dhënë informata të cilat kanë sjellë deri te gjetja e Osama Bin Ladenit. Nëse e pyetni CIA-n do të shihni se ISI i ka dhënë lokacionin fillestar nëpërmes të dhënave telefonike”, ka thënë Khan në një intervistë dhënë për Fox News.

Pakistani gjer tani ka mohuar se ka dhënë çfarëdo informate mbi themeluesin e Al-Kaidës të cilin pas kërkimit shumëvjeçar, më 02 maj 2011 e kanë vrarë njësitet speciale në një shtëpi në Abotabat të Pakistanit, rreth njëqind kilometra në veri të Islamabadit.

Megjithatë gjenerali i pensionuar pakistanez Asad Durani, shefi i ISI prej 1990 deri 1992, në një libër të publikuar më 2018 ka pretenduar se autoritetet pakistaneze me siguri e kanë informuar Uashingtonin ku fshihet Bin Ladeni njëkohësisht “duke aktruar mosdijen” sepse bashkëpunimi me SHBA rreth “personit të cilin shumica në Paksitan e konsiderojnë hero, mund të ishte poshtërues për qeverinë”.

Khan gjendet në vizitë në Uashington gjatë të cilës është takuar me presidentin Donald Trump në përpjekje që marrëdhëniet në mes dy vendeve të përmirësohen./Insajderi.com.