Pierre-Emerick Aubameyang ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën gjermane Borussia Dortmund.
Sulmuesi nga Gaboni Pierre-Emerick Aubameyang ka kohë që kërkon largimin nga Bundesliga, por asnjë skuadër nuk po paguan 80 milionë eurot e kërkuara nga Borussia Dortmund.
Kjo ka bërë që lojtari të vazhdojë kontratën e tij me Dortmundin deri në verën e vitit 2021, sipas gazetës gjermane Kicker.
Kjo marrëveshje është bërë në fshehtësi dhe nuk është zyrtarizuar ende.