Kim dhe Kanye jetojnë të ndarë edhepse nuk janë divorcuar

Kim dhe Kanye jetojnë të ndarë edhepse nuk janë divorcuar

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë pasur një 2020 të trazuar, duke bërë që shumë të besojnë se dyshja nuk do ta kalonte vitin. Sipas një raporti të ri, çifti mund të jetë akoma së bashku, por “jetojnë jetë të ndara”.

“Kim ka punë dhe projekte që janë të rëndësishme për të, dhe Kanye ka të tijat”, tha një burim për People. “Jetët e tyre nuk përputhen shumë”.

“Kim duket e lumtur” dhe është “shumë e përqendruar në punë dhe kauza”, shtuan ata. “Ajo beson fuqimisht se mund të bëjë një ndryshim kur bëhet fjalë për reformën në burg. Ky është pasioni i saj. Familja e saj është shumë krenare për të. ”

Ylli i realitetit kohët e fundit u përpoq të ndalonte ekzekutimin e Brandon Bernard, por nuk arriti të bindë Trump dhe Gjykatën e Qarkut të SHBA për të ndaluar ekzekutimin e tij.

West ka qenë duke mbajtur një profil relativisht të ulët që nga oferta e tij e dështuar për president. Ai, megjithatë, festoi ditëlindjen e gruas Kim duke krijuar një hologram të babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian Sr. Ai gjithashtu shkruajti një poezi për themeluesin e “Skims”./Insajderi.com
PageSix