“Kim sinqerisht shpreson se ata (Trump dhe Melania) do të shërohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai shpreson se shumë shpejt do ta kalojnë dhe u dërgon të fala".
Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka shprehur simpatinë dhe mbështetjen e tij, për presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe për gruan e tij Melania, pasi të dy rezultuan pozitivë me COVID-19, njofton Insajderi.
Në një lajm të lëshuar nga media shtetërore koreanoveriore KCNA thuhet se Kim “sinqerisht shpreson se ata do të shërohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai shpreson se shumë shpejt do ta kalojnë dhe u dërgon të fala”, njofton Fox News.
Të premten në mesditë, Shtëpia e Bardhë lajmëroi se presidenti është transferuar në një spital për të vazhduar trajtimin.
Vetë Trump me anë të një video të shkurtër në Twitter ka njoftuar se deri më tash është mirë, porse po shkon në spital për të mos i lënë asgjë rastit./Insajderi.com