Kim Jong Un jep urdhër që të sekuestrohen gjithë qentë shtëpiakë

Kim Jong Un jep urdhër që të sekuestrohen gjithë qentë shtëpiakë

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka urdhëruar që qentë shtëpiak të konfiskohen në kryeqytetin e vendit, duke thënë se ata përfaqësojnë “dekadencën” perëndimore – por pronarët e qenve kanë frikën se ata do të përfundojnë në darkën e dikujt, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Kim nxori direktivën në korrik për të grumbulluar kafshët shtëpiake, duke pretenduar se ato ishin pjesë e një tendence të “njollosur” nga ideologjia borgjeze,” – tha një burim për botimin në anglisht të Chosun Ilbo, një gazetë e Koresë së Jugut.

“Njerëzit e zakonshëm rritin derrat dhe bagëtitë në verandat e tyre, por zyrtarë të rangut të lartë dhe të pasurit kanë qenë shtëpie, gjë e cila shkaktoi pakënaqësi në mesin e klasave të ulëta”, tha burimi.

“Autoritetet kanë identifikuar familjet me qenë shtëpiakë dhe po i detyrojnë ata të heqin dorë ose t’i konfiskojnë me forcë dhe t’i vrasin”.

Por ndërsa regjimi shtypës thotë se masa është për të larguar ekstravagancën kapitaliste në Pyongyang, pronarët e qenve kanë frikë se duke pasur parasysh mungesën e ushqimit të Koresë së Veriut – dhe prirjen për të ngrënë mish qensh – direktiva ka ardhur vetëm për të ushqyer masat. /Insajderi.com