Kim raportohet se i ka thënë homologut jugor, Moon Jae-in, se “kjo ngjarje e turpshme”, nuk do të duhej të ndodhte.
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong-un, ka bërë një veprim – të rrallë për të.
Ai ka kërkuar falje për vrasjen e zyrtarit të Koresë Jugore nga ushtarët koreanoveriorë, ka njoftuar Seuli zyrtar, transmeton Insajderi.
Kim raportohet se i ka thënë homologut jugor, Moon Jae-in, se “kjo ngjarje e turpshme”, nuk do të duhej të ndodhte.
47 vjeçari, zyrtar koreanojugor, ishte vrarë pasi u gjet nga ushtarët veriorë, duke lundruar në ujërat e Veriut.
Ai më pas u qëllua për vdekje dhe trupi i tij u dogj.
Vrasja – e para qysh prej dekadash që vritet një qytetarë i Koresë së Jugut nga ajo e Veriut – ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në Jug.
Arsyeja përse është vrarë zyrtari thuhet të jetë se ushtria e Koresë së Veriut ka një politikë “qëllo për të vrarë” për çdo person që kalon kufirin, për shkak të pandemisë COVID-19./Insajderi.com