Kim Jong-un pranon që Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi

Kim Jong-un pranon që Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka pranuar të enjten zyrtarisht se vendi i tij po përballet me mungesë të ushqimit, transmeton Insajderi.

Duke iu drejtuar një takimi të udhëheqësve të lartë, Kim tha: “Situata e ushqimit të njerëzve tani po tensionohet”.

Ai theksoi se sektori i bujqësisë kishte dështuar të përmbushte objektivat e tij të grurit për shkak shkak të përmbytjeve gjatë vitit të kaluar, shkruan BBC.

Sipas disa raporteve, çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje. NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë (32 euro).

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim, pleh dhe karburant./Insajderi.com