Kim Jong-un premton ndërtimin e ushtrisë së pamposhtur

Koreja Veriore ka kumtuar se lideri i saj Kim Jong-un e ka mbikëqyrur ushtrimin parashutist të snajperistëve ushtarakë dhe ka premtuar “ndërtimin e ushtrisë së pamposhtur”.

Kim Jong-un premton ndërtimin e ushtrisë së pamposhtur

Me këtë Kim ka vazhduar të shprehë mëri, edhe pse SHBA dhe Koreja Jugore kanë publikuar se po e shtyjnë ushtrimin e përbashkët ushtarak, në mënyrë që të krijojnë hapësirë për dialog me Korenë Veriore rreth programit të saj nuklear.

Publikimi nga Pheniani ka pasuar disa orë pasi presidenti i SHBA Donald Trump në Twitter i bëri thirrje Kimit të “veprojë shpejt” dhe të “arrijë marrëveshje” duke paralajmëruar samitin e tyre të ri me fjalët “shihemi së shpejti”.

Koreja Veriore ka publikuar se ka kryer dy ushtrime ushtarake në tri ditët e fundit.

Pheniani të shtunën ka publikuar se Kim i ka bërë thirrje pilotëve ushtarakë të bëhen gati për armiqtë “të armatosur deri në dhëmb”./Insajderi.com.