Kim ka urdhëruar ushtrimin “Goditje me rreze të gjatë”

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka urdhëruar të fillojë ushtrimi “Goditja me rreze të gjatë”, ka publikuar sot agjencia shtetërore e Koresë Veriore KCNA, disa orë pasi Koreja Jugore ka kumtuar se janë shkrepur raketat me rreze të shkurtër.

Kim ka urdhëruar ushtrimin “Goditje me rreze të gjatë”

KCNA ka transmetuar se Kim, gjatë vëzhgimit të manovrave të djeshme “e ka shqyrtuar planin për ushtime me shumë raketa me rreze të gjatë dhe ka dhënë urdhër që ato të kryhen”.

Ushtria e Koresë Jugore dje ka kumtuar se Veriu ka shkrepur dje dy raketa me rreze të shkurtër, njëra me 270 ndërsa tjetra me 420 kilometra.

Raketat janë lëshuar disa orë pasi në Seul arriti Steven Bigan, përfaqësuesi special amerikan për Korenë Veriore.

Siç ka pretenduar KCNA, manovrat janë kryer për të “kontrolluar kapaciteti i reagimit të shpejtë të njësiteve ushtarake”.

Nuk është cekur se cili tip i raketave është shkrepur./Insajderi.com.